Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ishte i pranishëm ditën e djeshme në Shkodër në ceremonin e vlerësimeve të spotistëve të shquar shkodran ndër vite në kuadër të 100-vjetorit të krijimit të Shoqërisë Sportive "Vllaznia". Presidenti Meta nderoi me çmimin "Mjeshtri i Madh" disa prej sportistëve të shquar shkodran. Lidhur më këto çmime të shpërndara nga Presidenti Meta ka reaguar dhe ish-futbollisti i Kombëtares Artur Çobani i cili me anë të një postimi në Facebook e tij ka komentuar çmimet e djeshme dhe dyshon se dhe në sport po shiten titujt.
"Çfarë thonë gjermanët për kapitenin e madh Mujo Tarkaj! Mujo nuk e paska titullin 'Mjeshtër i Madh'!! Çfarë ironie!
Por paska edhe të tjera gjëra që më bëjnë të keq-ardhur. Jo më larg se dje u nderuar disa futbollistë të Vllaznisë së Madhe! Shumë mirë dhe e meritojnë, por, një 'POR' me të mëdha, nuk qenka Mjeshtër i Madh Ferit Ragami? Nuk qenka Mjeshtër i Madh Luan Vukatana? E çfarë mund them për disa të tjerë?
Më vjen trup të shtroj pyetjen: Mos ka filluar edhe në sport të shiten (jo vetëm me para) titujt e sportit? Zot më ndjeni për këtë dyshim, por jam i detyruar ta them. Mujo, Feriti, Luani janë Mjeshtëra në Mëdhenj! Ata i nderojnë njerëzit, tifozët, bashkëfutbollistët dhe i gjithë opinioni sportiv në Shqipëri dhe jashtë saj", shkruhej në reagimin e Çobanit.

