Tifo-grupi i i bardhebluve të Tiranës, “Tirona Fanatics” me anë të një njoftimi zyrtar në facebook bën me dije që ka filluar shpërndarja e kartave që e bën çdo tifoz bardheblu, anëtar të këtij grupi.
“Ka filluar shpërndarja e kartave për të gjithë ato që kanë paguar kontributin. Ju ftojmë të tërhiqni kartat dhe të paguani kontributin pas orës 17:30 tek Bar City Firm”, shkruhet në njoftimin zyrtar të tifozëve të kryeqytetasve.
“Tirona Fanatics” është tifo-grupi më i zjarrtë i 24 herë kampionëve të Shqipërisë, të cilët e kanë mbështetur në çdo takim ekipin e tyre.
- Postimi i “Tirona Fanatics” në facebook
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.