
Tirana po zhvillon në këto momente seancën e radhës stërvitore në kompleksin "Skënder Halili". Bardhebluve iu bashkuan sot edhe dy mesfushorët nga Kongo në stërvitje, të cilët gjatë dy ditëve të fundit ishin duke u përgatitur veçmas për shkak të lodhjes nga udhëtimi i gjatë që kishin bërë për të mbërritur në Shqipëri.
Merveille dhe Nkounkou tashmë janë vendosur në urdhrat e trajnerit Daja, ashtu si dy përforcimet e fundit, Romuald dhe Edeh.
Poll