Tirana do të zhvillojë takimin e tretë miqësor në tokën turke. Djemtë e trajnerit Egbo kanë 10 ditë që përgatiten në Antalia, aty ku po marrin ngarkesën e duhur fizike për pjesën e mbetur të sezonit. Bardheblutë do të zhvillojnë nesër ndeshjen e tretë miqësore, me ekipin e Korona Kielçe që do të jetë kundërshtari i radhës. Polakët, njëjtë si bardheblutë gjenden në Antalia për fazën përgatitore.
Ndeshja miqësore do të zhvillohet në orën 13:00 me atë shqiptare dhe do të luhet në "Miracle Football Center". Pas Alanyaspor dhe Mezokovesd, kjo do të jetë miqësorja e tretë për bardheblutë. Një fitore dhe një humbje në këto ndeshje dhe aktivizimi i shumë lojtarëve të rinj, i ka shërbyer trajnerit Egbo për të parë formën e të grumbulluarve.
