Kategoria Superiore mbylli javën e 22-të të saj duke sjell sfida emocionuese dhe rezultate surprizë. Ndeshja më e komentuar e kësaj jave ishte ajo mes Tiranës dhe Skënderbeut në “Air Albania” e cila përfundoi me rezultatin 1-1. Polemikat u zhvilluan për dy rastet e bardhebluve, në fillim goli i anuluar i Cales për prekje me dorë të Ngosë, së dyti sërish goli i Cales këtu mendohet se topi nuk ka ndaluar por ka qenë në lëvizje pas nisjes së tij nga faulli dhe një rast i diskutueshëm i Dejvi Bregut në minutën e 85 të takimit kur arbitri ka akorduar faull kundër lojtarit të Skënderbeut. Në studion e “Procesit Sportiv” analisti Redi Jupi ka patur një debat me ish arbitrin Lorenc Jemini, në momentin e diskutimit të rasteve.
Jemini: Jam i gëzuar me arbitrat se shkuan shumë mirë. Mbas 4 javëve u rikthyen arbitrat e vërtetë. Goli i anulluar tek Tirana kur e pashë nga tribuna më është dukur se është prekur me dorë nga Ngo, por nuk është e vërtetë. Ka prekje me dorë por në fillim nga lojtari i Skënderbeut. Unë e kam parë 50 herë videon, edhe unë në tribunë mendoja për të kundërtën. Nuk e prekur fare topin Ngo me dorë”.
Jupi: Manchester City ka dal jashtë Champions League vetëm për një prekje të lehtë nga Llorente. Edhe pse është e pavullnetshme nëse favorizohesh atëherë është faull.
Jemini: Ti edhe kur sedi flet. Topi në dorë edhe në mënyrë të pavullnetshme është faull.
Redi Jupi: O Lorenc mos na bëj sikur është ndonjë shkencë e madhe këtu, e kapi ose nuk e kapi.
Lorenc Jemini: Unë them që se kapi Ngo topin me dorë.
Redi Jupi: Epo unë them që e kapi, është çështje subjektive.
Lorenc Jemini: Këtu vendos unë.
Redi Jupi: Po përse vendos ti?.
Lorenc Jemini: Po se unë jam specialisti.
Redi Jupi: Ti je specialist për të na thënë rregulloren. Po ti nuk je shqiponjë tani, se nuk ke ndonjë aftësi vizive më të madhe se unë. Do të të futem në çështje tani. Ka një vendim të plotë.
Jemini: Mos u fut kot në atë fushë se nuk je pjesë e kësaj. Ajo është ndjesi instiktive ti nuk e ke atë.
Më pas debati për rastin e Bregut në minutën e 85:
Lorenc Jemini: Ndaj të njëjtin mendim si arbitri se as ai nuk kishte pamje dhe as unë nuk kam pamje.
Redi Jupi: Edhe aty e ka ndalur me dorë.
Lorenc Jemini: Po nuk flitet apriori o burrë se po flet kot.
Redi Jupi: Po me çfarë e ndaloi ai me patericë aty, me çfarë mund të ndalohet topi veçse me dorë?
Lorenc Jemini: Po dëgjoje se të bën mirë edhe ty o burrë, ta them unë.
Redi Jupi: Po ik se po flet budalliqe tani, hajde e dëgjo Lencin. Mos na luaj mendsh tani.