Ditën e premte, në orën Tirana do të presë në "Selman Stermasi" skuadrën e Teutës, ndeshje e vlefshme për javën e 20-të të Superiores. Me anë të një postimi në rrjetin social "Facebook", bardheblutë shkruajnë për daljen në shitje të biletave, që do të jenë në dispozicion që nga dita e nsërme.
Kujtojmë që në takimin e fundit të luajtur ndaj Kamzës, Tirana arriti të marrë një fitore shumë të thellë me rezultatin 4-1, ky 2 gola u shënuan nga Edon Hasani, Majkëll Ngoo dhe Albo Doka.
Mbetet për t'u parë përballja me Teutën, pasi "Djemtë e Detit" do të kërkojnë vetëm fitoren, sepse në takimin e parë përballë Flamurtarit nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1, e nëse bajnë një tjetër hap pas, atëherë do të shkëputeshin nga vendi i parë, apo do të rrezikonin kështu edhe vendin e 3-të që të dërgon automatikisht në Kupat e Europës.