Mariza Ikonomi është një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar. Ditën e sotme ajo feston ditëlindjen dhe urimet e shumta nuk kanë munguar.
Një urim special që ajo ka publikuar në Instagram është i babait të saj. Mariza e ka publikuar urimin e tij në profilin zyrtar dhe ajo që bie në sy është që I ati I saj është një tifoz I Tiranës dhe ajo po ashtu.
Fotoja është nga stadiumi “Air Albania” me shallin bardheblu dhe këngëtarja zbulon që bën tifo për Tiranën. Pandi Ikonomi, babai I Mariza Ikonomit, përveç urimit të ditëlindjes I kujton gjithashtu që të mos të harrojë të bëjë tifo për Tiranën.

Poll