Tirana është nisut drejt Antalias në Turqi, ku do të zhvillojë fazën përgatitore, ndërsa do të qëndrojë 10 ditë. Këto janë pamjet e futbollistëve në aeroport, ndërkohë që janë bërë gati për tu nisur në drejtim të Turqisë, ku për 10-të ditë rresht do të zhvillojnë fazën përgatitore.
Siç u raportua dhe dje, Neësport.al ka mësuar se skuadra kryeqytetase, do të zhvillojë dy ndeshje miqësore gjatë kësaj periudhe. Më datë 12 janar, bardheblutë do të përballen me skuadrën nga Kazakistani FC Akzhaik, ndërsa më 15 janar me skuadrën nga Azerbajxhani, Shamkir FC.
Ekipi do të rikthehet në Shqipëri në datën 17-të janar për të bërë përgatitjet e fundit përpara nisjes së pjesës së mbetur të kampionatit.