
Tirana e nisi vitin 2020 me një fitore në ndeshjen e parë të këtij viti. Bardheblutë e drejtuar nga Emmanuel Egbo ditën të "duronin" deri në fund, me fatin që këtë herë ishte në anën e tyre. Një dorë në këtë sukses të Tiranës ka padyshim trajneri i "ri". Prej shumë vitesh në klub, nigeriani i di pikat ku duhet të ndërhyjë dhe prej afrimit të tij në krye të stolit, ekipi po shkëlqen në lojë e rezultate.
Statistikat janë pro ish-portierit bardheblu, që në katër ndeshje të drejtuara këtë sezon koleksionon 16 pikë. Katër fitoret nuk janë rastësi, Egbo është një njohje e vjetër që diti t'I vendosë lojtarët në pozicionet e tyre, duke marrë edhe maksimumin prej tyre. Ndeshja e parë ishte ajo derbi, me opinionin sportive që nuk besoi se nigeriani do t'I rikthente bardheblut te suksesi I munguar prej vitesh. Më pas erdhi ndeshja me Flamurtarin dhe Laçin, kjo e fundit në transfertë e fituar me dy gola të të riut Muçi, që iu dha hapsira e duhur nga trajneri I ri. Edhe mbrëmë, në fushë ishin plot tre të rinj nga Akademia.
Çelhaka dhe Ismajlgeci e nisën titullarë, ndërsa Muçi u aktivizua në fraksionin e dytë; me lojtarët e "fidanishtes" që edhe këtë herë treguan se e mbajnë peshën e fanellës. Tirana e fushës duket në rrugën e duhur dhe shpejt I pret ndeshja e radhës, sërish në "Selman Stërmasi" me Luftëtarin që diti t'I bëjë ballë Kukësit. Më Egbo në stol, bardheblutë kanë rigjetur veten, duke qenë në rrugën e duhur drejt kreut të tabelës së klasifikimit.