Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

''Tirana ndalet ndeshjen e radhës'', EDUART RROCA flet për të ardhmen: Jam në pikëpyetje të madhe

Shkruar nga NEWSPORT
''Tirana  ndalet ndeshjen e radhës'', EDUART RROCA flet

Kukësi mposhti 1-3 Partizanin, në një sfidë delikate.  Eduart Rroca, mesfushori i Kukësit pati një lidhje telefonike me ''Rubrikën Sportive'' te Tvsh, ku foli për përballjen. Ai tha diçka edhe për Tiranën, duke  besuar se mund të lënë pikë rrugës.

''Më vjen keq për Luftëtarin. Atje krijuam një skuadër simpatike. Të vjen keq që do zbresin më poshtë. Kur nuk e menaxhon mirë, bie. Nuk kisha shpresa që do ndalej Tirana, duke parë formën e mirë. Do e shohim gjatë rrugës. Nëse nuk bëjnë gabime, iu urojmë titullin. Sot fituam që nga mënyra se si u futëm në lojë. Do i marrim ndeshjet një nga një, Partizani ishte rivali i rradhës dhe kishim studiuar. Ato që pamë në analizë, na dolën  në fushë. Kisha një problem të vogël muskular dhe nuk doja të rrezikoja.

Sot ndjeva një lëndim në kavilje. Vendosëm që pas 2-0, të mos rrezikoj. Çdo tre dit kemi ndeshje. Në ndeshje direkte kemi dominuar. Kemi asur probleme me skuadra të vogla. Goli i anulluar më ngeli peng. Arbitri duhet të ishte treguar i vëmendshem. E pranoi gabimin. Largimi? Është në pikëpyetje pasi kam kontratë. Unë deri atëherë jam i Kukësit. Jam i përqendruar shumë. Abazaj më  thtoë që pa ty nuk ndihem mirë. Tirana do ndalet ndeshjen e radhës, nëse impenjohen maksimalisht si ndaj nesh '' - shprehet Rroca.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga