
Portieri i Tiranës, Ilion Lika ka pësuar një dëmtim në ndeshjen e fundit që bardheblutë luajtën ndaj Tomorrit, ku "gardiani" bardheblu u përplas me lojtarin kundështar. Fillimisht u mendua se bëhej fjalë për një dëmtim të lehtë, por rezultat e fundit që kanë dalë nga rezonanca nuk tregojnë të njëjtën gjë.
"Gardiani" ka bërë një pauz prej tre ditësh, siç i ishte rekomanduar nga mjekët e skuadrës, ndërsa dje ka bërë rezonancën, rezultatet e së cilës pritet të jepen sot nga mjeku specialist. Nga ajo që është parë paraprakisht ditën e djeshme është konfirmuar mungesa e Likës minimumi për ndeshjen e radhës që Tirana luan ndaj Apolonisë.
Vedikti përfundimtar do të jepet shumë shpejt nga mjeku specialist që pasi të ketë në dore rezultatet e rezonancës, do të thotë fjalën e fundit.