Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Tirana me “sytë” nga infermieria, talenti i “ngrin gjakun” bardhebluve

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana me “sytë” nga infermieria, talenti i “ngrin

Tirana barazoi ditën e sotme 1 me 1 përballë Laçit. Ndeshja e vlefshme për javën e 25-të të Superiores, pa bardheblutë të ndanin pikët me laçjanët. Çfarë shqetësoi bardheblutë gjatë ndeshjes ishte zëvendësimi i detyruar i Ermal Metës.

Talenti i kryeqytetasve u detyrua të lërë fushën e lojës në minutën e 66’, për shkak dëmtimi. Ishte Jaku ai që mori vendin e tij. Erbim Fagu u shpreh për këtë rast se presin ditën e nesërme për një përgjigje të saktë.

Kështu Tirana është me sy nga infermieria, ndërsa shpresohet të mos bëhet fjalë për diçka serioze. Kujtojmë se 18-vjeçari është ndër zbulimet e Tiranës këtë sezon, teksa një pjesë e madhe e peshës së mesfushës i është besuar atij.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga