
Tirana luan javën e ardhshme finalen për mbijetesën, një objektiv ky totalisht i pamenduar në fillim të sezonit. Bardheblutë për fatin e tyre të mirë do të kenë të gjithë skuadrën në dispozicion këtë takim. Pas mungesave me Luftëtarin, kapiteni Erando Karabeci do të rikthehet nga pezullimi së bashku me dy qëndërmbrojtësit Olsi Teqja dhe Marvin Turtulli.
Të tre lojtarët do të vihen që nesër në dispozicion të trajnerit Josa që këtë javë të fundit do të bëj llogari edhe me në skuadër.
Poll