Tirana është shpallur kampione e Shqipërisë pas 11 sezonesh. Bardheblutë e drejtuar nga Egbo do kërkojnë një paraqitje dinjitoze në Champions League, ndërsa po kërkohen element për të përforcuar skuadrën.
Largimi I Albi Dokës drejt Goricas në Kroaci ka hapur një gropë në prapavijën e Tiranës, me klubin që po punon për zëvendësuesin. Në Maqedoninë e Veriut flitet se 26 vjeçari Kristijan Tosevksi është I piketuar nga bardheblutë, ndërsa ish-lojtari Sokol Bulku në lajmin e newsport.al ka sugjeruar që drejtuesit të gjëjnë lojtarë te Akademia.
"Të gjitha këto ekipet ku paska qenë ky lojtari, Tirona i ka pas rraf në fazë përgatitore në Strugë që nga viti 1995. Ka plot çuna të Akademisë të datëlindjes '97, '98,2000, që mund ta zëvendësojnë dhe me pak shpenzime", shkruan Bulku.

