
Ish-trajneri I Tiranës, Ardian Mema ka folur në studion e News Sport Plus për ecurinë e Tiranës në merkato dhe sezonin e ri. Sipas Memës Tirana ka afruar lojtarë normal kur kishte mundësi ekonomike të bënte më mirë, ndërsa thekson se miratimi I ligjeve do sjellë dhimbje në klubet shqiptare.
"Bojkoti I sezonit do bëjë që të kthehen sytë te Akademia, do ulen rrogat dhe nuk do ketë kaq futbollistë të huaj, por pres rritje borxhesh te klubet. Shpresojmë që të ndodhë kthimi I lojës dhe të shohim futboll.
Tirana ka bërë një gabim, veç lojtarëve maqedonas që janë krej normal kishte mundësinë që të merrte lojtarë për titull sepse mundësitë financiare ishin. Me aq sa kam parë, nuk mendoj se Tirana do ketë forcën e sezonit të vjetshëm. Ka trajnerë që janë menaxherë dhe trajnerë që rrisin lojtarët, filozofitë janë të ndryshme. Daja vendoste gjithçka te Skënderbeu, donte t'I merrte ai, tek-tuk donte edhe presidenti të sillte ndonjë. Trajneri duhet të vendosë veton, sepse tregon personalitet.
Kur del kampion nuk mund të ndërosh kapitenin apo drejtorin. Nuk e di sepse Laçi ka dhënë dorëheqjen, mbase ka qenë e nxituar. Afrimi I Osmanit I bie një mbivendosje dhe Arbi e ka parë të udhës që të japë dorëheqje", tha Mema.