Sulmuesi 21-vjeçar i Bylisit, Ardit Hoxhaj, sipas “Sport Ekspres”, është një objektiv real i Tiranës dhe gjasat janë që ai të luajë për bardheblutë sezonin e ri. Në fakt, Hoxhaj, autor i 7 golave për Bylisin sezonin e fundit, po testohet te PAS Janina në Greqi, ku nuk ka ende një akord për kontratën. Në këto kushte, Tirana mund të përfitojë, duke arriur një marrëveshje me drejtuesit e klubit ballshiot për afrimin e sulmuesit të ri. Bardheblutë presin edhe Ndikumanën për sulmin, por Hoxhaj do të ishte një alternativë e mirë, duke pasur parasysh largimin e Fukuit.
Poll