Ekipi i basketbollit të femrave Tirana mund Flamurtarin 63-60 dhe siguron fitoren e parë të play off-it, duke rihapur çështjen e titullit. Në Pallatin e Sportit Asllan Rusi basketbollistet “bardheblu” ishin shumë më të motivuara sesa lojtaret e skuadrës vlonjate dhe u duk qartë që objektivi ishte për të mos lënë Flamurtarin për të festuar brenda në kryeqytet.
Pas këtij suksesi të Tiranës gjithsesi skuadra e Viron Toskës vazhdon të kryesojë serinë 2-1, për më tepër Tirana duhet të bëjë mrekullinë në Pallatin e Sportit “Flamurtari”, pasi ndeshja e katërt do të luhet të enjten pasdite në qytetin e Vlorës.