
Duhet të ishte një finale, por Kukësi-Tirana e javës së 21-të të Kategortsë Superiore është një duel me dy pole.
Verilindorët kanë si synim kryesor titullin kampion, ndërkohë që te bardheblutë ekziston ende frika e rikthimit në Kategorinë e Parë. Gjithsesi, 3 ndeshjet e fundit janë shpresëdhënëse për të besuarit e Ardian Memës, të cilët kanë marrë plot 7 pikë.
"Qershia mbi tortë" ishte edhe kualifikimi nëçerekfinalen e Kupës së Shqipërisë, ndërsa një bonus tjetër është fakti që përballë vendit të dytë në klasifikim do të shkojnë me forca të plota. Mema e ka të plotë organikën e tij dhe përballë Kukësit nuk do të kursejë titullarët.
Në krahun tjetër, Armando Cungu është i dyzuar mes mungesave dhe dilemave dhe ndaj bardhebluve pritet të arnojë.
Formacionet e mundshme:
Kukësi: Frashëri-Teqja- Krasniqi-Shameti-Cuculi-Rrumbullaku-Et'hemi-Dzaria-Rroca-Melo-Shkurtaj
Tirana-Abibi-Doka-Turtulli-Imami-Hoxhallari-Daja-Hasani-Karabeci-Halili-Greca-N'Goo.