Nuk është ende zyrtare pjesëmarrja e Tiranës në Ligën e Europës, sepse gjithçka varet nga vendimi i KAS-it për Skënderbeun, por drejtuesit kryeqytetas po mendojnë për përgatitjet. Nëse korçarët mbeten përfundimisht jashtë, bardheblutë do të luajnë në Europë dhe, në bazë të historisë që kanë në kompeticionet europiane, janë të favorizuar në short. Tirana ka koeficientin 2.325 dhe qëndron më lart se Teuta, që ka koeficientin 1.825. Bardheblutë do të luajnë me një ekip realitivisht më të dobët në Ligën e Europës, por për konfirmimin duhet të presin disa ditë, pasi duhet të mbyllet çështja e Skënderbeut në KAS.
© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.