Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Tirana e “artë” dhe te moshat, bardheblutë kampionë në turne

Shkruar nga NEWSPORT

Prej dy javësh, në kompleksin “Football Republic” të Redi Jupit është zhvilluar turneu “Perugia Tournament Albania” mes ekipeve shqiptare të moshave. Për skuadrën U-13 ka dalë kampione Tirana.

Vogëlushët e drejtuar nga Fatjon Muhameti ia kanë dalë të korrin tjetër sukses në këtë event të veçantë. Është arbitri i kampionatit shqiptar, Albano Stolaj që ka bërë një postim në rrjetet sociale duke shkruar: “Tirana U-13 për dy javë fiton prapë një titull. Fatjon Muhameti po i mëson keq çunat”.

Prej disa sezonesh, klubi bardheblu i ka dhënë përparësi shumë skuadrave të moshave, pikërisht nga aty dalin talentët që në një të ardhme mund t’i shërbejnë ekipit të parë.

Postimi i Stolajt
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga