Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

''Tirana bie me kalimin e minutave'', Hallaçi i sigurt: Nëse Kukësi shpallet kampion, do të ishte një arritje e jashtëzakonshme

Shkruar nga NEWSPORT
''Tirana bie me kalimin e minutave'', Hallaçi i

Supersfida mes Kukësit dhe Tiranës luhet nesër me fillim nga ora 18.00, ndeshje kjo që përcakton shumë sa i përket titullit kampion në Kategorinë Superiore. Atmosfera ka filluar të "ndizet" me të dyja palët që janë të bindur në fitoren e skuadrës së tyre. Ish kapiteni i Kukësit, Rrahman Hallaçi dha opinioin e  tij jo vetëm për këët 90 minutësh, por edhe për gjëra të tjera.

Hallaçi shprehet: ''Sigurisht, është një ndeshje që pritet me mjaft interes. Të mos harrojmë, nuk vendoset këtu titulli kampion, edhe pse të dy skuadrat duan të tregojnë vlerat e tyre pasi vijnë nga barazimet. Tirana do të mendojë të tregojë diçka më shumë, por përballë skuadrës së Kukësit është shumë e vështirë.Mos të harrojmë që është pak e veçantë. Kukësi i thotë Partizanit dhe Tiranës. Po vij luaj në fushën tënde. Do e bënin Tirana dhe Partizani këtë? S'e besoj. Nëse Kukësi shpallet kampion, do të ishte një arritje e jashtëzakonshme. Kukësi erdhi nga një barazim që nuk la një shije të mirë, sepse e pësuan në sekondat e fundit''.

Presidentët duan fitoren, pasi nëse dalin barazim, Partizani afrohet shumë afër. Të mos harrojmë se Kukësi ka një të veçantë, sa më shumë minuta kalojnë, aq më i fortë bëhet. Tirana bie me kalimin e minutave, Kukësi rritet. Këtë nuk mund ta them, por unë shikoj Duron që është shumë i qetë gjatë gjithë ndeshjes. Edhe kur pëson gol, e ruan qetësinë dhe arrin të përmbysë. Ndërsa Tirana nuk e ka këtë gjë, e humb toruan nëse pëson" - përfundon ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga