
Është lënë pas humbja e fundit në Champios League, tifozët nuk braktisin ekipin dhe nisin përgatitjet për sfidën e rradhës. Tifogrupi “Fanatics” kanë nisur organizimin e tyre për sfidën e rradhës e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Conference League.
Tirana do të ndeshet kundër boshnjakëve të Zrinjski Mostar. Ekipi nga ku dalë dhe ylli i Real Madrid Luka Modric, do të ndeshet me kampionët e Shqipëris ditën e martë ora 20:00 në stadiumin ‘Air Albania’.
"Fanatics" ka reaguar në një postim duke bërë thirrje për mbështetje ndaj ekipit të tyre të zemrës.
Postimi vijon si më poshtë:
“Kanë dalë në shitje biletat për ndeshjen e Europa Conference League kundër HSK Zrinjski Mostar! Mund ti gjeni çdo ditë nga ora 11:00-19:00...
Pavarësisht ndeshjes së fundit ,përgatitemi për të mbështetur Tironën , ekipin tonë të zemrës , që nga 2006 e deri më sot një nga parimet Fanatics është,
Mos pusho kurrë se mbështeturi ekipin e Tironës , rezultati ska rëndësi. Për Tironën pa kushte e përtej 90minutave!
Të martën, 20:00 në "Air Albania".
Me Fanatics
Vetëm Për Tironën!“