Shqipëria është në gjendje të jashtëzakonshme pas tërmeteve të fuqishme të cilat kanë prekur vendin dhe kanë sjell si pasoj vdekjen e më shumë se 40 njerëzve dhe plagosjen e më shumë se 700 të tjerëve. Në momente të tilla shumë të vështira për Shqipërinë, shumë qytetarë dhe subjekete jashtë dhe brenda vendit kanë ofruar ndihmë për njerëzit e prekur nga tërmetet.
Mesazhe solidariteti vijnë dhe nga fqinjët tanë Greqia, konkretisht nga tifozët e klubit të Panathinaikos. Në sfidën e basketbollit ndaj Basconia, tifozët shpalosën një banderolë me mesazh për popullin shqiptar.
" Dhimbja dhe mbeshtetja nuk njohin kufij, Guxim për popullin shqiptar", shkruajnë tifozët në banderolën e tyre.

Poll