Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Tifozët e Partizanit shpërthejnë ndaj Olsi RAMËS: Largohu vetë ose do të largojmë ne!

Shkruar nga NEWSPORT

Partizani nuk shkoi më shumë se një barazim 0-0 ndaj Kastritot, skuadrës që mban vendin e fundit në Superligën shqiptare. Pas fitores ndaj Egnatias u duk se të kuqtë ishin rikthyer në rrugën e duhur, por barazimi i ditës së sotme tregoi edhe njëherë se Partizani ka ende shumë probleme.

Tifozët në rrjetet sociale ia kanë adresuar këtë krizë rezultatesh, drejtori Olsi Rama. Shumica e tifozëve kanë shpërthyer në facebook duke kërkuar largimin e Ramës që sipas tyre ka prishur ekip. Rama largoi trajnerin Gega pas fitoi titullin kampion, kurse sot ka larguar edhe drejtorin Dritan Dervishi dhe për këtë arsye tifozët i kanë kërkuar të largohet pasi në kundërt do ta largojnë ata nga Partizani.

Postimi i tifozëve të Partizanit:

Largoi Skënder Gegën pas fitimit të titullit kampion..

Sot para ndeshjes largon drejtorin sportiv Dritan Dervishin sepse ky i fundit dëshironte të afronte lojtar njohës të Superiores dhe lojtar me emër dhe jo lojtar nga YouTube.

KY ËSHTË OLSI RAMA !

Largohu vet ose do të largojmë ne.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga