Partizani u mund në derbi nga Tirana 0-1, në takimin përmbyllës të javës së gjashtë të Kategorisë Superiore. Përtej "betejës" në fushë, pati një të tillë edhe mes tifozerive në shkallët e stadiumit.
Tifozët bardheblu shpalosën banderolën me fjalët: "O Tiron Qyteti Im". Gazetari i njohur, tifoz i deklaruar i të kuqve, Helidon Tahiraj ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ironizon pikërisht banderolën e përzgjedhur nga Fanatics. Tahiraj shprehet se teksti është shkruar nga një "tirons i vjetër" dhe prej dikujt nga "Tëpëlëna".
"Këtë patrullën Tirona Qyteti Im, duket që e kanë shkruajtur dy vetë. Njëri ka qenë tirons i vjetër. Ai ka shkruajtur fjalën TiironTjetri ka qënë nga Tëpëlëna. Ai ka shkruajtur fjalën Qyteti Im.Nqs do e shkruante të gjithën një tirons, parrulla do ishte, O Tirona, Nahija Jeme" - shkruan me ironi ai.