Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Tiago Silva dhe Baloteli drejt Turqisë, skuadra e njohur kërkon me ngul dyshen

Shkruar nga NEWSPORT
Tiago Silva dhe Baloteli drejt Turqisë, skuadra e njohur kërkon me

Baloteli dhe Tiago Silva mund të luajnë sëbashku. Sipas mediave turke, drejtuesit e Gallatasaray janë hedhur në sulm për lojtarët, duke forcuar kështu dy repartet kryesore. Tiago Silva duket më i vështiri në këtë tratativë, me brazilianin që ende nuk është i bindur për këtë lëvizje. Agjenti i qendërmbrojtësit ka kontakte të vazhdueshme me gjigantët e Turqisë, me këta të fundit që do bënin një goditje me peshë.

"Hurriyet" raporton se më pranë ekipit nga Stambolli është Mario Baloteli, me presidentin e Breshias që ia la derën e largimit të hapur. Baloteli po vuan racizmin në Itali, andaj një lëvizje tjetër do ishte e mirëpritur. Të shumtë kanë qenë dashamirësit e futbollit, që prisnin shpëthimin e ish sulmuesit të kombëtares italiane. Pritet me interes janari për të parë nëse Stambolli do të bashkojë Silvën dhe Balotelin.  

Tags:

BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga