Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Ti nuk je gjeneral, por kapter i dështuar", Legjenda e Partizanit sulmon trajnerin Sormani: Nuk je trajner, tradhëtove ekipin në ndeshjen më të rëndësishme

Shkruar nga NEWSPORT

Derbi Partizani-Tirana u mbyll në barazim 1-1. Një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat, por që në fund ndan nga një pikë. Partizani kishte plotë 5 mungesa për këtë sfidë pasi lojtarët ishin infektuar me Covid-19, por sikur të mos mjaftonte vetëm kjo edhe trajneri Sormani nuk u paraqit në ndeshje nga frika.

Tekniku italian braktisi skuadrën në një ndeshje vendimtare dhe për kërtë arsye legjenda e kuqe, Edmond Dosti e ka "sulmuar" mjaft ashpër me një postim në rrjetet sociale.

"Bravo cuna sot keni luajtur mire ishim superior, e meritonit qe te fitonit, Forza Cuna PMTP.Sot Sormani e mbushi kupen ti jo qe nuk je tranjer po as njeri tradhetove ekipin ne ndeshjen me te rendesishme nuk je Gjeneral por kapter i deshtuar", shkruhet në postimin e Dostit.

Postimi i Edmond Dostit.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga