
Tashmë është e vendosur, Zlatan Ibrahimoviç do të largohet nga Milani. Gjiganti i sulmit ka marrë këtë vendim për shkak të ftohjes së marrëdhënieve me drejtuesit e kuqezi. Sipas “Gazzetta dello Sport”, largimi i Boban s’është pritur aspak mirë nga suedezi që ka zgjedhur t’i japë fund aventurës sapo të përfundojë ky sezon.
Raportohet se shtatlarti nuk komunikon me asnjë te Milani, veç trajnerit Stefano Pioli. Potenti i fazës ofensive u afrua me bujë në merkaton e dimrit duke shpresuar se do të arrinte të nxirrte Milanin nga vështirësia, por në Seria A ishte e pamundur për të. Në 8 ndeshje ku është aktivizuar ka arritur të shënojë vetëm 8 gola.
Poll