
Thomas Muller nuk po kalon një moment të mirë te Bayern Munchen. Sulmuesi gjerman ka humbur vendin e titullarit dhe tashmë të gjithë mediat shprehen se gjermani do të largohet. Por për të zbuluar të ardhmen e Muller ka folur vetë drejtori sportiv i Bayernit, Hasan Salihamidzic.
"Është një histori që mediat duan të flasin, por nuk ka asgjë të vërtetë. Kemi dy lojtarë që do të jenë jashtë për disa muaj dhe shtypi do që të shesim edhe Mullerin. Nuk ka sens", u shpreh shkurtimisht drejtori sportiv i bavarezve.
Poll