
Teuta do të luajë në transfertë kundër Kukësit, ndeshje e vlefshme për javën e 20-të të Superiores. Për këtë takim, trajneri Magani ka caktuar 11 lojtarët që do të zbresin në fushën e blertë. Synimi i durrsakëve është një rezultat pozitiv, ndaj tekniku peqinas ka vendosur këtë formacion përballë skuadrës së Ernest Gjokës: Kastrati, Beqja, R. Hoxha, Markoviç, Kotobelli, Çyrbja, Çmajcanin, Hila, Musta, Bangal, Ribaj. Ky takim është përcaktuar të nisë në orën 14:00, ndërkohë që gjyqtar i takimit do të jetë Laver Alla.
Poll