Ergi Borshi do të jetë lojtari i Teutës. Ditën e sotme u përfol për një kalim të tij te skuadra durrsake. I kontaktuar nga newsport.al, mbrojtësi shkodran e ka pohuar këtë lajm duke thënë që të hënën do të vendoset gjithçka, ku pritet një takim mes tij dhe drejtuesve bregdetarë. Ai ka treguar dhe mundësinë e nënshkrimit ku bëhet fjalë për 1-2 vite. Broshmi e ka bërë këtë fakt të kryer, dhe pritet vetëm të vijë dita e hënë që gjithçka të zyrtarizohet.
” Sot kam tërhequr letrat nga Vllaznia.Të hënën, me kismet do të firmos për Teutën dhe do të nis menjëherë stërvitjen. Besoj që do të nënshkruaj për një ose dy vite. Ky është fakt i kryer dhe gjithçka që pritet është të vijë e hëna që të zyrtarizohet”, konfirmoi qendërmbrojtësi shkodran.
Ergi Broshmi është pjesë e skuadrës së Vllaznisë që nga viti 2013. Megjithatë ai ka qenë i huazuar te skuadra e Veleçikut dhe më pas te ajo e Tërbunit. 20-vjeçari luan në qendër të mbrojtjes, dhe ky pritet të jetë një afrim i rëndësishëm për skuadrën e Teutës.