Është luajtur ditën e sotme java e 30-të e Kategorisë Superiore. Në ndeshjet e orës 13:00, Skënderbeu mori një fitore jetike 2-1 ndaj rivalit direkt për mbijtesë, Bylisit. Apolonia mposhti në shtëpi 2-1 Kastrioti duke marrë kështu një fitore surprizë.
Në orën 16:00, Kukësi u mposht 0-2 nga Teuta që mori sërish kreun e Superligës. Supersfida, Laçi-Partizani u mbyll në barazim 2-2, ndërsa Tirana mori një tjetër fitore të rëndësishme 1-0 në shtëpi ndaj Vllaznisë e tashmë është futur në valle për titullin kampion.
Pas mbylljes së kësaj jave, Teuta rimerr kreun e Superligës me 55 pikë, ndjek Partizani me 54 pikë dhe Vllaznia me 53 pikë. Tirana pas triumfit ndaj Vllaznisë shkon në kuotën e 49 pikë, 6 pikë më pak se vendin I parë. Në garë për mbijtesë, Apolonia renditet në vendin e fundit me 20 pikë, Skënderbeu 26 pikë, ndërsa Bylis 29 pikë.