
Teuta e drejtuar nga Bledi Shkëmbi është duke zhvilluar një sezon të mirë duke u renditur në vendin e parë me 12 pikë sëbashku me Bylis, Skënderbeu dhe Vllaznia pas javës së 7-të. Trajneri i durrsakëve është i ftuar në studion e Rubrikës Sportive dhe ka analizuar ndeshjene fundit ndaj Partizanit dhe pritshmëritë e ekipit të tij
"Ndeshje pa tifozë është më e vështirë. Ndeshja do të ishte më e bukur po të ishte me tifozë. Statistikat nuk më bëjnë shumë përshtypje por nga eksperienca si futbollistë janë shumë të vështira për të luajtur.
Skuadra po më pëlqente më shumë kur po luanim të barabartë me Partizanin. Ndoshta e menduam më të thjeshtë pas të kuqit dhe thamë se 'hë se do shënojmë'. Pësuam një gol nga goditje standarte që është shumë e vështirë ta pësosh por fatkeqësia është gjithmonë e futbollistit nga roli. Pasi kur gabon sulmuesin nuk duket shumë por kur e bënë portieri bie shumë në sy. Rastet më të pastra i kishim ne në pjesën e dytë, por duhet të bënim më shumë me qarkullimin e topit për të qenë më afër.
Dua ti bëj komplimenta futbollistëve të mi për ndeshjet që kemi zhvilluar mirë. Bëjmë analiza futbolli sikur jemi në spanjë dhe kemi ekipe spanjolle. Duhet të mendojmë që kemi dhe një kundërshtarë përballë që dhe ata duan të fitojnë"
Objektivat për këtë sezon
"Objektivat janë të njëjta, minimumi atje ku kemi qenë vet, patjetër që do kemi dëshirë të shkojmë më lartë"