
Teuta do të luaj nesër në 16:45 me Kastriotin, në duelin që vlen për javën e gjashtë të Superligës shqiptare. Trajneri Edi Martini nuk do të ketë të gatshëm për këtë duel qëndërmbrojtësin Rustem Hoxha. Një nga lojtarët kryesor të prapavijës te "Djemtë e Detit" u ndëshkua me karton të kuq në sfidën e barazuar me Bylis, duke qenë mungesë për stafin teknik.
Durrsakët do kërkojnë t'I rikthehen sukseseve me pikë të plota, ndërsa përballë do të kenë surprizën e pesë javëve të para të Superligës. Kastrioti I ka bërë një nisje të mirë sezonit, teksa Teuta ka dy barazime "të thata" në dy javët e fundit.
Poll