Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

TEUTA kërcënon PARTIZANIN për kampionatin, Shkëmbi: Të gjithë e mendojnë skuadrën si pjesë të luftës për titull

Shkruar nga NEWSPORT
TEUTA kërcënon PARTIZANIN për kampionatin, Shkëmbi: Të

Trajneri i Teutës, Bledi Shkëmbi, ka folur përpara kamerave të "Rtsh-Sport", për ecurinë dhe objektivat e klubit të Teutës. Tekniku i durrsakëve nuk e fsheh aspak që kupat e Europës janë të arritshme, madje ai e thotë se dhe titulli është i prekshëm me këtë skuadër që ka në dispozicion.

Ai ka thënë: "Jemi gati ta rifillojmë ku e mbyllëm, për fat të mirë lojtarët janë mirë fizkisht dhe shpresojmë që deri sa të fillojë kampionati ta mbyllim në nivele ku e lamë.

Patjetër që mund të na afrohet ndonjë lojtar, duhet të jenë të mirë, cilësisht ndoshta më të mire se këta që kemi, që të na ndihmojnë. Në të kundërt jemi mirë me lojtarët që kemi.

Objektivat janë të qartë që në fillim, pjesëmarrja në Kupat e Europës. Patjetër të gjithë e mendojnë Teutën si pjesë të luftës për titull, ndoshta edhe ne, duke qenë 4 pikë larg vendit të parë. Normalisht që mund të bëjmë më shumë por çdo gjë do ta marrim ndeshje pas ndeshje, deri aty ku ku mund të arrijmë".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga