
Besa dhe Teuta u përballën dje në një miqësore mes tyre, e cila përfundoi me fitoren e durrsakëve me rezultatin 1-3. Ekipi i drejtuar nga Magani arriti të shënojë që në pjesën e parë me Ribajn, ndërsa të dytën dyfishoi Magani.
Hasalliu për vendasit ngushtoi diferencën, por ndeshja u mbyll me golin e Enriko Papës, i ardhur nga Tirana te durrsakët.
Ekipi të Maganit i është bashkuar dhe ish-mesfushori i Tiranës, Enriko papa, i cili ka shënuar gol në miqësoren e zhvilluar ditën e djeshme. 23-vjeçari është larguar nga Tirana për tu bashkuar me ekipin e Teutës për pjesën e mbetur të kampionatit.
[gallery columns="1" size="full" ids="71661"]
Poll