
Teuta vazhdon fazën përgatitore në Korçë. Skuadra e drejtuar nga Bledi Shkëmbi ka zbritur sërish në fushë për të luajtur një tjetër ndeshje miqësore. Këtë herë përballë Maliqi, durrsakët fituan me rezultatin e thellë 4-0. Për Teutën golat u shënuan nga Nikaç, Kalaj, Xhemalaj dhe Veçaj, 3 golashënuesit e parë janë afrimet e kësaj merkato, ndërsa Veçaj rinovoi sërish me Teutën.
|Teuta - Maliqi 4-0
Shënues: Nikaç 15' Kalaja 54' Xhemalaj 85'
88' Vecaj
Teuta ka zhvilluar miqësoren e tretë në Korcë ditën e sotme, në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e sezonit 2019/2020.Durrsakët u ndeshën përballë ekipit vendas, të Maliqit. Ekipi i Bledi Shkëmbit, e mbylli me një fitore të thell 4-0 këtë miqësore të tretë në juglindje të vendit.