
Kukësi dhe Besar Musolli kanë ndarë rrugët pas 8 vitesh. Verilindorët janë përpjekur të bindin ish-kapitenin për të qëndruar edhe një tjetër sezon, ndërsa Musolli ka vendosur të largohet drejt Gjilanit në Kosovë prej arsyeve familjare.
Kuksianët tentuan deri në fund të mbanin lojtarin, duke I bllokuar edhe lejen e kalimit. Së fundmi leja është dhënë dhe Musolli mund të quhet lojtari më I ri I Gjilanit.
Burime pranë klubit bëjnë me dije pë newsport.al se Skënder Gega dhe stafi kanë vendosur që të jetë Vesel Limaj kapiteni I ri I skuadrës, ndryshe nga çfarë u pa në ndeshjen-protestë me Partizanin, kur me shirit në krah ishte Musta. Limaj vuan dënimin me 2 ndeshje, andaj rikthim në fushë do e gjejë me shiritin e kapitenit.