Burreli sezonin e ri do luajë në Kategorinë e Parë. “Mbretërorët” kanë qenë të vetmit që nuk e kishin emëruar trajnerin, me vendin në pankinë që u la bosh pas largimit të Alert Alcani.
Tanimë në Burrel kanë zgjedhur “timonierin” e ri, duke ia besuar stolin Renato Hotit. 37 vjeçari do ketë ndihmës Ermir Dikën, teksa ka nisur nga puna për sezonin e ri.
Në stadiumin “Liri Ballabani” është prezantuar stafi teknik, ndërsa fokusi është te të rinjtë vendas që premtojnë. Nga sezoni i shkuar te matjanët ka pasur largime masive, me emra si Stafa, Daija, Basha, Çema, Trokshi, Ejoh apo Junior që nuk janë më pjesë e skuadrës.

Poll