
Armando Broja do të qendrojë sërish në stol. Sulmuesi i Kombëtares nuk ishte titullar as në ndeshjen e javës së kaluar ndaj Leicester e siç bëjnë me dije mediat angleze, Broja nuk do të aktivizohet nga minuta e parë as sot ndaj Brighton.
Ralph Hasenhuttl, siç duket ka “harruar” sulmuesin e talentuar dhe do t’i besojë sërish dyshes, Adams, Armstrong në sulm.
Dëmtimi i pësuar disa javë më parë e ka penalizuar jo pak Brojën që tani ka humbur edhe vendin e titullarit te skuadra angleze. 20-vjeçari me shumë mundësi do të aktivizohet në pjesën e dytë dhe përballë një kundërshtari jo të fortë ka shanse për gjetur golin e 3-të në Premier League e për fituar sërish vendin e tij në formacion.
Poll