Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Të shkojë në kishë dhe të lutet", BRDARIC 9 pikë me Vllazninë: Për Dungën e hodha unë hapin e parë, le të shijojmë momentin

Shkruar nga NEWSPORT
"Të shkojë në kishë dhe të lutet", BRDARIC 9

Vllaznia ka mundur në limite Tiranën 3-2. Do të ishte një ndeshje emocionuese në "Loro Boriçi", duke dhuruar pesë gola. Tetë kartona të verdhë, dyluftime, penallti dhe protesta. Klasikja e Shqipërisë I ka dhuruar të gjitha, teksa në fund ka trimfuar Vllaznia.

Ka qenë Marku që ka kaluar Vllazninë në avantazh në minutën e 28 me penallti, teksa me nisjen e së dytës ka barazuar Muçi. Pas tre minutash sërish Marku do kalonte në avantazh vendasit, teksa Sasraku barazoi në të 63. Duhej sekonda e fundit, me Dungën që I jep tri pikë Vllaznisë.

Pas ndeshjes, për Gol pas Goli trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdaric tha:

E kishit menduar një fitore në fund? Ishte mrekulli. Po, ne dhamë makimumin për tia arritur dhe në fund janë detajet ato që vlejtën. Jam me fat që mbijetova nga festa me lojtarët.

Pësuat dy gola? Jemi duke ndërtuar një skuadër dhe patjetër që ka vend për përmirësime.

Imeri, Dilaver dhe Da Silva, këtu është pikësynimi juaj? Sigurisht që sulmuesit kanë qejf të vrapojnë pas topit. Duhet që të jemi mirë edhe në tranzicion, jo vetëm në sulm. Të përqëndrohemi në mbrojtje. Është një process.

Dungën e zgjodhët ju apo Djarmati? Kemi folur dhe e kemi vendosur sëbashku. Dikush duhet të bënte hapin e radhës dhe unë isha ai. Jam I lumtur që shënoi dhe më vjen mirë që shënoi dhe na dha tri pikët. Të shkojë në kishë edhe të lutet sepse ka bërë mirë.

Objektivi? 9 pikë pas 9 ndeshjesh. Jemi për kampion dhe a shqetësoheni nga euforia? Ndeshja e sotme ishte e rëndësishme për të gjithë dhe jam I vetëdijshëm se çfarë do të thotë kjo ndeshje. Ky klub në vitet e fundit ka pasur vështirësi dhe në këtë moment duhet të shijojmë sukesin dhe nuk dua të flas më shumë për të ardhmen. Ne duhet ta shijojmë momentin, lojtarët e mij e kanë vlerësuar këtë ndeshje dhe kemi punuar shumë për të qenë këtu.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga