Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Te PARTIZANI që në 7 janar, pritet vetëm zyrtarizimi për mesfushorin e njohur

Shkruar nga NEWSPORT

Valentino Murataj mund të konsiderohet afrimi i parë i Partizanit në këtë merkato dimri. Edhe pse ende nuk është prezantuar nga klubi i kuq, kryeqytetasit kanë gjetur marrëveshjen me drejtuesit mallakastriotë për 24-vjeçarin shtatshkurtër. Ilir Daja konfirmoi transferimin e tij në Tiranë, megjithatë ende s'ka pasur asnjë lëvizje në klubin e kuq.

Nuk dihet se pse nuk po prezantohen dy afrimet e konfirmuara si Stenio Junior dhe Valentino Murataj. Ndërkohë, në faqen që merret me statistikat e futbollistëve dhe transferimet e tyre, "soccerway", rezulton që Murataj është i Partizanit që në 7 janar. Tanimë siç duket pritet vetëm zyrtarizimi i tij në mënyrë që të zbresë në fushë për të dhënë kontributin e tij.

Nga Bylis te Partizani, transferimi në 7 janar
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga