Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Te Napoli "djeg" ende mungesa e Champions, Rrahmani: Ta harrojmë dhe të mendojmë për të ardhmen, ju tregoj objektivin e skuadrës

Shkruar nga NEWSPORT
Te Napoli "djeg" ende mungesa e Champions, Rrahmani: Ta harrojmë

Amir Rrahmani ka nisur përgatitjet me Napolin prej disa ditësh. Mbrojtësi i Kosovës është vënë nën urdhërat e trajnerit të ri, Spalleti dhe shpreson që këtë sezon të ri të ketë më shumë minuta në dispozicion.

Në një prononcim për "Radio Kiss Kiss", Rahmani foli për mungesën në Champions dhe ndeshjen e fundit ndaj Veronës në shtëpi. Gjithashtu, kapiteni i Kosovës tregoi edhe punën më trajnerin e ri, Spalleti.

Mungesa në Champions League? "Futbolli është një profesion që nuk të lejon të mendosh për të kaluarën. Ne duhet të harrojmë menjëherë dhe pastaj të mendojmë për të ardhmen. Ishin ditë shumë të vështira për të gjithë, ne kishim bërë një mrekulli për të shkuar në Champions League.

Në muajt e parë të sezonit nuk kemi bërë shumë mirë, por kemi bërë shumë mirë në gjysmën e dytë të vitit. Europa League? Objektivi ynë është edhe kampionat e Kupë Italie. Ne gjithmonë luajmë për të fituar. Në këto dhjetë ditë kemi punuar mirë, kemi pasur gjithmonë seanca pothuajse të dyfishta dhe ishte pak e vështirë, por trajneri e donte kështu ".

Spalletti ? "Ne tashmë e dimë se si ai dëshiron që ne të luajmë në mbrojtje por duhet ende të përmirësohemi, kur vjen një trajner i ri, ne duhet të mësojmë. Unë nuk u premtoj asgjë tifozëve, thjesht them se bëmë më të mirën dhe jam i sigurt se do ta bëjmë edhe në të ardhmen. Futbolli është jeta jonë dhe shpresojmë që ata të jenë në anën tonë".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga