Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Të mbetur jashtë Europe, te Kukësi bëhen nostalgjikë: Katër vite më parë shkruanim historinë

Shkruar nga NEWSPORT

Kukësi ka kujtuar fundin e sezonit 2016-2017, teksa asokohe verilindorët shpalleshin kampionë në Superligë për herë të parë në histori. Me një sezon të shkëlqyer dhe me një humbje në ndeshjen e fundit kur titulli ishte siguruar, Kukësi kujton me nostalgji "Zeqir Ymerin" e tejmbushur.

"Sot, 4 vite me pare Kukesi fitonte titullin e pare kampion ne histori, duke permbyllur nje sezon fantastik! Asokohe, ekipi yne e mbyllte kampionatin me vetem nje humbje ne javen e fundit, por vlen te theksohet se titulli kampion i fitua pa humbur asnje ndeshje.

Ne nje stadium te tejmbushur, Kukesi fitonte me rezultatin 2-0 kunder Skenderbeut, aty ku sulmuesi Pero Pejic shenonte dy gola duke dhuruar titullin kampion per ekipin tone", shkruajnë kuksianët.

Mesazhi i plotë:

Sot, 4 vite me pare Kukesi fitonte titullin e pare kampion ne histori, duke permbyllur nje sezon fantastik! Asokohe, ekipi yne e mbyllte kampionatin me vetem nje humbje ne javen e fundit, por vlen te theksohet se titulli kampion i fitua pa humbur asnje ndeshje.

Ne nje stadium te tejmbushur, Kukesi fitonte me rezultatin 2-0 kunder Skenderbeut, aty ku sulmuesi Pero Pejic shenonte dy gola duke dhuruar titullin kampion per ekipin tone. Sezonj 2016-2017 ishte nje sezon ku prania e tifozeve ne stadiumin "Zeqir Ymeri", arrinte ne numra rekord per stadiumin tone, teksa krah tifogrupit "Armata e Veriut", mbeshtetje e madhe per ekipin vinte cdo jave edhe nga Tirana dhe jo vetem, me nengrupin Mergata.

Kukesi luante me kete formacion: Koliqi, Hallaci, Shameti, Alla, Imami, Dvornekovic, Lena, Carioca, Musolli, Pejic, Emini

Sezonin tjeter, ekipi rikthehet ne shtepi dhe pas shume sakrificash ne transferta, me ne fund do te jemi serish bashke. Bashke do te jemi me te forte!

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga