
Kapiteni dhe portieri i Partizanit, Alban Hoxha ka folur në prag të derbit me Tiranën që luhet të premte në orën 18:00 në "Air Albania Stadium". Hoxha thekson se mungesa e tifozëve në stadium ka bërë që te lojtarët të kenë stress pasi janë vetëm me kundërshtarët, duke kërkuar që 30 përqind e stadiumeve të happen për fansat.
Alban Hoxha për Wake Up ndalet edhe te merkato e verës që shkoi, duke konfirmuar se ofertat ishin nga disa skuadra, përfshirë edhe kampionët e Tiranës. Hoxha nxiton të theksojë se ishte në fundin e kontratës dhe një ofertë e mirë nga jashtë do detyronte Partiznain ta linte të lirë.
"Bojkoti - Ne ishim përgatitutr për kampionatin, por nuk filloi prej bojkotit. Prisnim nga java në javë që të fillonim, ne stërviteshim. Janë disa kërkesa për të lehtësuar futbollin. Futbolli ka halle në Shqipëri. Me sa kam dëgjuar, është gjetur një zgjidhje, shumë shpejt thonë do t'i aplikojnë.
Mungesa e tifozëve në stadiume ? Jemi vetëm ne dhe ekipi kundërshtar, nuk e ke shtysën plus. Duke pasur një shtysë, dhe në rezultat ndikon. Shpresoj të bëhet diçka, të lejohet 30% e tifozëve në stadiume, mbase bëhet. Për ne është stresuese.
Derbi ? Ndeshja e radhës është derbi. Është shumë e rëndësishme, më e rëndësishmja e kampionatit. Opinioni publik e pret me padurim. Nuk është si ndeshjet e tjera, se s'kemi tifozë. Besoj se të gjithë do të jenë në ekran do ta ndjekin.
Tifozët e Partizanit ? Të gjithë këto ndeshje, tifozët e kanë gjetur mundësinë për të parë ekipin. Besoj se do ta gjejë mundësinë.
Deklarata për mungesën e tifozëve në stadiume - U keqkuptua nga tifozët e Partizanit. Në disa stadiume nuk vijnë tifozë, padyshim ka tifozeri të orientuara. Nuk kishte lidhje me tifozët e Partizanit, s'dola ta përgënjeshtroja., Shumë nga "Guerrilsat" i kam miq, më kishin kuptuar. Vijnë shumë pak veta. Këtu vijnë më shumë njerëz që shfryjnë, s'ke për çfarë t'i duash. Më mirë kur janë tifozeritë e organizuara.
Kombëtarja ? Është bërë një punë mirë nga trajneri. Ka futur frymë të mirë. Po bëjmë një rinovim për Botërorin e 2022-shit. Vendi i parë tregoi që jemi në një moment të mirë.
Zërat e merkatos në verë ? Më shumë e frynë mediat. Mua më mbaronte kontrata. Ishin ofruar disa ekipe, edhe Partizani ishte. Zemra ime është tek ai ekip. Këto media e frynë njëçik, i kanë qejf këto gjëra. U ula me presidentin Demi për kontratën, e mbaruam me një telefonatë. Kjo ishte e gjitha, nuk bëra zhurmë.
Unë e kam thënë dhe më para kur kam pasur oferta konkrete. Partizani do ta merrte atë vendim, nëse u interesonte do largohesha. Nuk kanë oferta aq të mira sa na kanë kënaqur. Nëse do vijë, do flasim me presidentin.
Tirana? Nuk është se s'kisha ofertë nga Tirana, edhe nga ekipe të tjera. Kemi një dashuri reciproke, unë për Partizanin dhe anasjelltas. Më duket sikur jam gjithë jetën në këtë ekip. Është vështirë të ndërroj ambjent" thotë Hoxha.