
Partizani do të luajë me Salzburgun ndeshjen e dytë eliminatore për Champions League. Për këtë ndeshje do të jetë gati edhe afrimi më i fundit i merkatos verore, Luca Bertoni, mesfushori i dalë nga akademia e Milanit. Burime pranë klubit bëjnë me dije për newsport.al që për ndeshjen e ardhshme për Salzburgun do të federohet edhe italiani Bertoni. Por ai që do të vendosë për të do të jetë Sormani, nëse do ta hedhë në fushë si titullar, apo lojtarit do t'i duhet ta nisë takimin nga stoli.
Rregullorja e Champions League lejon që të federosh dy të futbollistë të rinj për kalimin e çdo turi, por nuk mund të kalohet kufiri maksimal i lojtarëve që janë të përfshirë në listë. Kështu që me shumë gjasa nga lista e "demave" pritet të lihet jashtë Mazrekaj ose Fejzullahu.