Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Të kuqtë i hapin luftë FSHF-së, apelojnë vendimin dhe kërcënojnë me Lozanën

Shkruar nga NEWSPORT
Të kuqtë i hapin luftë FSHF-së, apelojnë vendimin dhe

Vendimet e fundit të komisioneve të FSHF-së kanë sjellë pakënaqësi të mëdha te Partizani. Në momentet, kur entuziazmi ishte në kulm, pasi të kuqtë do të luajnë në Champions me Ferencvaroshin, FSHF-ja vendosi që skuadra B e tyre të luajë në Kategorinë e Dytë, edhe pse e ka fituar ndeshjen me Sopotin në "play-off". Drejtuesit e klubit të kuq janë shprehur se do ta apelojnë vendimin e Disiplinës, sepse janë të bindur se kanë zbatuar rregullat, me të cilat kanë luajtur gjithë sezonin që shkoi. Madje, nëse Apeli nuk kthen vendimin, drejtuesit e Partizanit janë të vendosur për ta ndjekur çështjen në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë. Sipas të kuqve, vetë pjesëtarë të FSHF-së kanë pranuar se kanë gabuar në lidhje me pasqyrimin e rregullores  së skuadrave B, por tashmë e kanë dhënë dënimin për Partizanin. Çështja kalon në një tjetër fazë, me të kuqtë në sulm.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga