Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Te Kukësi përfundojnë dhuratat për tifozët, çmime të "kripura" për ndeshjen ndaj Vllaznisë

Shkruar nga NEWSPORT
Te Kukësi përfundojnë dhuratat për tifozët,

Te Kukësi kanë përfunduar "dhuratat" për tifozët. Klubi verilindor deri më tani në ndeshjet e zhvilluara si pritëse kishte vendosur hyrje të lirë për të gjithë tifozët që donin të ndiqnin skuadrën në stadium.

Për ndeshjen e radhës ndaj Vllaznisë, klubi ka vendosur që hyrja të bëhet me biletë dhe përmes një postimi në faqen zyrtare ka zbuluar edhe çmimet e biletave. Supersfida kundër shkodranëve do të luhet në "Arena Egnatia", ndërsa bileta minimale për të parë ndeshjen do të jetë 500 lekë, ndërsa maksimalja 1500.

Çmime të larta për tifozët duke parë që ndeshja nuk luhet në Kukës, por në Rrogozhinë ndërsa hyrja që zakonisht në stadiumet shqiptare kushton 300 lekë, këtë herë është 500 lekë aq sa kushton një biletë për derbin e kryeqytetit.

Postimi i Kukësit:

Klubi i Kukësit njofton se ndeshja ndaj Vllaznisë, e cila do të luhet në stadiumin "Arena Egnatia" ditën e diel, do të jetë me bileta.

Biletat mund të blihen ditën e nesërme te biletaria e stadiumit në Rrogozhinë. Çmimet e biletave për ndeshjen e nesërme, do të jenë si më poshtë:

TRIBUNA A/A1 - 1500 Lekë

TRIBUNA B - 500 Lekë

TRIBUNA C - 500 Lekë

Tifozeria jonë do të qëndrojë në tribunat A dhe B.

Tifozeria mike do të qëndrojë në tribunat A1 dhe C

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga