Asjon Daja është i gatshëm për ndeshjen e fundit të kampionatit. Mesfushori dje është bashkuar me skuadrën në stërvitje për të qetësuar në këtë mënyrë trajnerin Mirel Josa. Tirana e këtij sezoni ka vuajtur javë pas jave mungesa të shumta por tani, në 90 minutat finale të sezonit për bardheblutë janë të gjithë të gatshëm.
Përjashtim bën veteëm mbrojtësi Gentjan Muça që ka mbyllur para kohe sezonin.
Të tjerët janë të gjithë në dispozicion të trajnerit Mirel Josa. Dilemat për formacionin janë të mëdha. Teknik ende nuk ka vendosur se cilët do të jenë në fushë nga minuta e parë përballë Vllaznisë.