
Armando Broja është lojtari shqiptar më në formë i momentit. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare po shkëlqen te Southampton këtë sezon dhe në 16 ndeshje në Premier League ka shënuar 5 gola, e fundit pak ditë më parë ndaj Brentford.
Eksperti i njohur i merkatos, Fabrizio Romano bën me dije performanca e sulmuesit është në një nivel të jashtëzakonshëm dhe se Southampton po përgatit një ofertë të rëndësishme për të blerë përfundimisht Brojën pasi është i huazuar nga Chelsea.
Romano zbulon gjithashtu se në garë për të firmosur me bomberin kuqezi janë edhe 3 skuadra të tjera, por negociatat nuk do të jenë të lehta pasi Chelsea që ka në pronësi kartonin e tij po planifikon të ardhmen me Brojën dhe nuk ka ndërmend të heqi dorë. 20-vjeçari konsiderohet si një nga talentët më premtues të momentit dhe blutë e Londrës do ta rikthejnë në ekip në fund të sezonit.